U tha se i dedikohet Beatrixës, por ky detaj rreth Borës në këngën e re të Donaldit po çmend rrjetin

Donaldi do të publikojë së shpejti këngën e rradhës, për të cilën u tha se i dedikohet Beatrixës. Kjo pasi ai përmend në tekst fjalën “anormale” dhe kështu i ka thënë këngëtares gjatë rrugëtimit të tyre në “Big Brother VIP”.(Lexo këtu)
Mirëpo, një teori e re po qarkullon së fundmi në rrjet. Sipas fansave të Borës dhe Donaldit, kënga i dedikohet Borës (sërish). Ato kanë shkëputur një bisedë të Donaldit me Semin në “Big Brother”, pas takimit të bujshëm me Borën.
"Je normal i them unë", shprehet aktori për moderatoren.
Beatrixës apo Borës? Nuk mund ta themi me siguri kujt i dedikohet kënga, por diçka është e sigurt: Donaldi po i bën lëmsh të gjithë!
Kujtojmë se pak kohë më parë ai publikoi këngën “Nuk je”, e cila qartazi është dedikim për Borën.
Video nga "vipmagazine.al":
@vipmagazine.al Fansat e Borës thonë se kënga e Donaldit i dedikohet Borës #borazemani #donaldveshaj #vipmagazine ? original sound - VipMagazine.al