Nga Bota, 6 Prill 2022, 14:32

Kim thotë se ka gjetur paqe me Pete, por ç'mendon mamaja e saj, Kris Jenner

XING

Kim thotë se ka gjetur paqe me Pete, por ç'mendon mamaja e

Kim Kardashian ka gjetur paqe me Pete Davidson.

Në një video të shkurtër nga një speciale e ABC News me bashkë-prezantuesin e "GMA", Robin Roberts, Kim flet mbi marrëdhënien e saj me komedianin e "Saturday Night Live".

“Domethënë, unë jam një vajzë e marrëdhënieve serioze, sigurisht. Nuk do të isha me dikë nëse nuk do të kisha në plan të kaloja shumë kohë me të”, shpjegoi Kardashian. “Natyrisht që dua të marr kohën time, por jam shumë e lumtur dhe shumë e kënaqur dhe është një ndjesi shumë e mirë që thjesht të jesh në paqe”.

Në specialen e ABC shfaqen gjithashtu Kris Jenner, Kourtney Kardashian dhe Khloé Kardashian, të cilat gjithashtu folën për marrëdhënien e Kim me Davidson.

"Ai thjesht e bën atë të qeshë dhe ajo qesh gjatë gjithë kohës," tha Khloé.

Ndërsa Jenner e përshkroi atë si “një djalë të shkëlqyer" dhe "një njeri vërtet të bukur".

Sigurisht, të qenit gjithë kohën në sytë e publikut nuk ka qenë e lehtë për Kim dhe Davidson. Të dy duruan kërcënime të ndryshme dhe disa ngacmime në mediat sociale nga ish-bashkëshorti i Kim, Kanye West.

Siç ishte raportuar më parë nga Page Six, Kim iu lut West përmes mesazheve private (të cilat ai i ndau në postimet e fshira në Instagram) që të ndalonte sulmet publike nga shqetësimi serioz për sigurinë e Davidson.