Rosela Gjylbegu bën deklaratën e fortë: E kishin ndarë një vit përpara se kush do ta fitonte festivalin

Këngëtarja e njohur, Rosela Gjylbegu ka bërë një postim rreth Festivalit të RTSH-së duke ndarë me ndjekësit këngën përfaqësuese të Malit të Zi në “Eurovision 2022”.
Ajo ka përgëzuar këngëtaren Vladana, që përfaqëson Malin e Zi dhe është shprehur se në Shqipëri ata që vendosin për këtë punë janë të paaftë e me një vesh muzikor të lodhur.
Rosela i është përgjigjur edhe një komentueseje që e pyet se ‘përse nuk ka qenë prezent në skenën e madhe të festivalit’, me përgjigjen se është zgjedhur një vit më parë se kush do të fitonte.
Postimi i Roselës: "Kur punohet me seriozitet, pasion e me profesionistë për ti dhënë zë shpirtit, për me përfaqësu veten dhe një komb të vogël si ky i joni që ka kaq shumë nevojë për me përjetu emocione të bukura, me pasë ça me u krenu apo frymëzu në kto kohë çoroditëse...
-rezultati është ky
p.s
Por s'eshte rasti jonë kuptohet...
SEPSE - si gjithmn ktu te ne ato që e patën dhe e kanë pasë fatkeqsisht prej vitesh në dorë me vendosë në ktë punë, janë totalisht të paaftë e me një vesh muzikor të lodhun, aq mendjengushtë sa edhe me artin bëjnë pazar, e normal që stafetën për me dal nga fundi nëpër kompeticione të tilla s'na e kalon kush...
S'kam asgjë personale, e di që s'do ju pëlqejë ky status disave por kjo është e vërteta e shëmtuar në Shqipërinë tonë të vogël me super talente që si vlerëson askush...
Vec kur shkëlqejnë nëpër botë e kujtohen për ta fillojnë e delirojnë duke marrë merita boshe për suksesin e tyre...
Nejsee..
Shijoni muziken e tekstin e bukur të kësaj kënge me një mesazh shumë të ndjerë e personal që kjo super Artiste ja dedikon humbjes së nënës së vet nga covidi..."
Një komentuese i shkruan: "Nuk jam shume dakort me cfare eshte shkruar ,me gjithe respektin per ju nje kengetare e mrekullueshme perse nuk ishit kete vit ne skenen e madhe te festivalit, kete pyetje do ua beja dhe shume kengetareve te tjere qe i kemi jo te paket, perse??!! Perse jeni dorezuar para ketyre qe me te drejte thoni e bene artin pazar?? Nuk eshte e vertete qe nuk ju vlereson askush perkundrazi, ju vleresojne dhe ju duan ne skene. Ne vend qe t'ua hidhni fajin te tjereve ti dhe koleget e tu mos e lini skenen e festivalit te RTSH kaq te varfer sa c'ishte sivjet".
Rosela i përgjigjet: "Ti e shumë nga ju mund të mos jeni dakort, e un do ta respektoj patjeter mendimin e gjithsecilit, por un mund të flas vetëm për veten ktu, nuk mund të marr pjesë në një festival që e kishin ndarë që një vit përpara se kush do e merrte ashtu si në 2020, me kohën, sakrificat dhe energjine time nuk mund t'ia lejoj askujt të tallet..."