'Çmendi' shqiptarët e vitit 2000, kaçurrelsja e humorit tregon pse është beqare

XING
Eriselda Shllaku ka luajtur me emra të njohur si Cekja, Met Bega etj dhe në vitet 2000 ka qenë një nga vajzat më të famshme të ekranit.
E ftuar sot në “ABC e Mëngjesit”, Eriselda zbuloi shumë për karrierën e saj dhe jetën personale.
Ajo zbuloi se është single dhe në pritje të princit të kaltër.
“Vazhdoj të jem single. Le të themi që nuk e kam gjetur personin e duhur, e përshtatshëm për veten.
"Është e vetmja gjë që nuk mund të kërkohet në jetë. Mund të kërkosh shumë gjëra, po këtë gjë nuk e kërkon dot. Nuk e përcakton ti momentin, kur do të dashurohesh me dikë apo do të vendosësh të lidhesh me dikë”, u shpreh ajo.