'Ka edhe kështu vjehrrash', Eliona Pitarka tregon marrëdhënien me nënën e bashkëshortit

XING
Pak ditë më parë aktorja e njohur e "Klanifornia", Eliona Pitarka i dha fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë dashurinë me partnerin e saj. Për herë të parë, aktorja zbuloi dhe portretin e bashkëshortit, të cilin gjatë kësaj kohe e kishte mbajtur sekret.
Pas lindjes së vajzës, Eliona është bërë edhe më aktive në Instagram duke ndarë me ndjekësit detaje nga jeta e saj.
Së fundmi ajo ka folur për vjehrrën e saj duke lënë të kuptohet se kanë një marrëdhënie shumë të mirë.
“Sepse ka edhe kështu vjehrrash. Ashtu siç është edhe e imja. Ka frikë t’i bëjë gjërat nga meraku dhe më pyet për çdo gjë”, ka shkruar aktorja teksa ka shpërndarë me ndjekësit mesazhin që i shkruan dikush rreth vjehrrës së saj.