Armina Mevlani bën aksident, ja si është gjendja e saj

XING
Blogerja Armina Mevlani është përfshirë në një aksident në Tiranë ditën e sotme. “ABC News” raporton se ajo ka qenë duke udhëtuar me një Audi të bardhë, kur është përplasur me një kamion mallrash në zonën e Astirit.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale. Nuk dihen ende rrethanat që kanë çuar në përplasje.
Kujtojmë se Armina është një ndër blogeret më të njohura në vend, por tani e shohim dhe si moderatore në emisionin “Goca dhe Gra”.