Showbiz, 10 Maj 2022, 12:02

Soni Malaj flet për herë të parë pas shumë vitesh për Mirkon: Jemi shokë për hir të vajzës

ourCity

Soni Malaj flet për herë të parë pas shumë vitesh

Këngëtarja Soni Malaj është një ndër artistet shqiptare më e rezervuara përsa i përket jetës së saj private. Por, së fundmi ajo ishte e ftuar në një intervistë ndryshe, përballë fëmijëve të “Piter Pan”. Njëri nga fëmijët e ka pyetur Sonin për marrëdhënien me ish-bashkëshortin balerinin Mirko Luçarelli, me të cilin ka një vajzë, Anën.

Këngëtarja ka thënë se nuk jetojnë së bashku por për shkak të vajzës ata shoqërohen me njëri-tjetrin dhe shpesh bashkpunojnë për supriza të ndryshme që të bëjnë të lumtur Anën. 

“Babin e vajzës time e kam shok? Me babain e vajzës time nuk jetojmë në një shtëpi, por për lumturinë e Anës ne jemi shokë, bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për surpriza të ndryshme për Anën, për lumturinë e Anës. Jemi gjithmonë që vëmë primare lumturinë e Anës, pavarësisht se nuk jetojmë me njëri-tjetrin. Dhe mendoj që kështu duhet të jetë edhe për mamin dhe babin që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi, por kanë fëmijë. Është shumë mirë që të kenë një gjuhë të përbashkët dhe të merren vesh për lumturinë e fëmijës,”-tha Soni Malaj.

Soni Malaj flet për herë të parë pas shumë vitesh

Soni Malaj dhe balerini italian Mirko Luçarelli u njohën në një konkurs baleti. Nga martesa katërvjeçare në 2012 erdhi në jetë vajza e tyre Anna. Në 2015 këngëtarja njoftoi se i kishte dhënë fund martesës së saj për arsye që nuk ka dashur t’i tregojë për publikun.