Showbiz, 26 Prill 2022, 22:17

Policia e “mbyt” në gjoba Beniadën: Ju lutem mos më vini më, nuk ka vende parkimi në Tiranë!

XING
Policia e “mbyt” në gjoba Beniadën: Ju lutem mos më

 

Ish-konkurrentja e BBV dhe modelja e njohur, Beniada Nishani, ka publikuar sot disa video në Instagram ku flet për problemet e saj me parkingun në Tiranë.

Ajo bën me dije në video se deri tani ka marrë 4 gjoba dhe një të 5-të e mori ditën e sotme.

Ndërkohë, vetë modelja shprehet se një gjë e tillë ndodh se nuk ka një garazh apo vend ku të lërë makinën te lagjja ku ka shtëpinë dhe e parkon në një vend ku nuk lejohet.

Aho shprehet se do të vendosë foton e targës se makinës së saj në Instagram në mënyrë që të mos marrë më gjoba.

“Doja me thënë një mesazh për të gjithë policët e Tiranës. Do vendos foton e targës së makinës time në Instagram, ju lutem shumë mos më bëni më gjobë. Kam marrë katër gjoba dhe i kam paguar të gjitha. Na keni vënë një tjetër gjobë, te një vend që makina e di se nuk lejohej, por nuk jepte bezdi se aty përpara kishte makina të tjera që jepnin bezdi. E imja është e vockël dhe nuk jep bezdi dhe nuk kam vend ku ta fus këtu te shtëpia, nuk kam garazh. Ju lutem mos më vini më gjoba. Faleminderit. Ngela duke marrë gjoba.”