Showbiz, 10 Maj 2022, 19:43

Lirohet Elsa Lila, daja i saj: Ishte e gjitha një keqkuptim!

ourCity

"Lirohet Elsa Lila, daja i saj: Ishte e gjitha një keqkuptim!

Arrestimi i këngëtares Elsa Lila dy muaj më parë në Itali bëri bujë të madhe në opinionin publik. Por ditën e sotme daja i saj, avokati Saimir Visha ka deklaruar se Lila është liruar dhe se e gjitha ishte një keqkuptim. Ai theksoi se pafajësia e saj ka qenë e qartë që në momentet e para, por shumë persona kanë vjellë vrer ndaj këngëtares.


“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën.”-tha Visha te Syri Tv.

Këngëtarja shqiptare u arrestua më 16 Mars të këtij viti nga policia italiane pas operacionit për shkatërrimin e një grupi kriminal italo-shqiptar që merrej me trafik droge. Blutë italianë vunë në pranga 9 persona mes të cilëve edhe këngëtarja 40-vjeçare Elsa Lila, e cila sipas mediave mbante llogaritë financiare të grupit kriminal.