Showbiz, 12 Maj 2022, 11:22

Klea Huta dhe Armina Mevlani tregojnë marrëdhëniet me vjehrrat: "Burri mban balancën mes nuses dhe nënës"

ourCity

Klea Huta dhe Armina Mevlani tregojnë marrëdhëniet me vjehrrat:

Armina Mevlani dhe Klea Huta kanë folur mes të tjerash ditën e djeshme për marrëdhëniet me vjehrrat dhe se si kanë reaguar kur i kanë parë për herë të parë. 

Armina tregoi se Liri Berisha e mirëpriti dhe u tregua shumë e kuptueshme, madje tha se ajo e konsideron si nënën e saj.

“Unë kam qenë me shumë fat. Liri është një vjehërr shembull. Nuk e di ç’do të thotë të kesh probleme në marrëdhënie. Më ka mirëpritur, ka qenë shumë e mirë që në fillim, shumë e kuptueshme. Zeni shkon i takon, shkojmë e kalojmë atje fundjavën. Kam marrëdhënie shumë të afërt me Lilin, e dua si mamin tim”, u shpreh Mevlani.

Ndërsa Klea rrëfeu se është Elgiti ai që mban balancën mes saj dhe vjehrrës, pra nënës së tij.

“Mashkulli e mban balancën e shëndetshme mes gruas dhe nënës. Unë jam një mrekulli. Kam marrëdhënie shumë të mirë me prindërit e Gitit. Ai i ndan shum mirë raportet dhe relatat. Unë me mamin e Elgitit jemi të dyja gaforrja. Shumë gjëra të ngjasme, ndjeshmëria, mirësia. Kur e kam takuar për herë të parë, më ka parë si vajzën e vet, kjo i sheshoi gjërat, i ngjiti menjëherë. Unë e kam trajtuar si mamanë, ajo si vajzën”, tha Klea.