Showbiz, 24 Prill 2022, 11:57

Ermali rrëfen situatën gjatë udhëtimit dhe të gjitha nënat "gjetën veten" tek Ami

XING

Ermali rrëfen situatën gjatë udhëtimit dhe të gjitha

Ne të gjithë presim nga nënat që të përgatisin gjithçka në shtëpi, të paktën për fëmijët. Dhe jo vetëm në shtëpi, pasi kudo që të jemi, nënat janë ato që shqetësohen nëse fëmija ka ngrënë apo jo. Ndërsa baballarët përgjithësisht "shqetësohen" vetëm për stomakun e tyre.

Kështu ndodh edhe në familjen e Ermal Mamaqit dhe Amarda Toskës. Së fundmi aktori ka postuar një video në Instagram teksa ka rrëfyer një moment të udhëtimit në Barcelonë. Sipas Ermalit kur kishin zbritur për të ngrënë mëngjesin në një hotel që ofronte bufe, ai kishte marrë ushqimin e tij dhe kishte nisur ta konsumonte, ndërsa gruaja e tij modelja Amaranta Torska e njohur si Ami kishte mbushur ushqim për dy fëmijët pastaj kishte nisur të hante për vete.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)

"Kjo është e padrejtë,” tha Ermali me seriozitet, e ndërsa ndjekësit menduan se ishte gati për të dhënë një mesazh mbi barazinë gjinore, por jo ai e ktheu me humor se duhet ta ndihmonte dhe atë jo vetëm fëmijët.