Showbiz, 26 Gusht 2022, 17:01

Beatrix Ramosaj thumbon Bora Zemanin: "Ti nuk je problemi im"

ourCity

Beatrix Ramosaj thumbon Bora Zemanin: "Ti nuk je problemi im"

Ndonëse “Big Brother VIP” ka disa muaj që ka përfunduar, trekëndëshi i dashurisë Bora-Donald-Beatrix është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Shkak për këtë është bërë një video e Beatrix dhe Donaldit të publikuar nga një faqe në TikTok, së cilës Bora Zemani i ka bërë “save”.

Për shkak të ndryshimeve të fundit të aplikacionit, personi që ka publikuar videon mund ta shohë se kush e ruan atë. Sipas postimit të po të njëjtës faqe, këtë video Bora e ka vendosur në “favorite”, nga profili i saj zyrtar. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Trixës, ndërsa nuk ka kursyer thumbat ndaj saj.

“Unë këtë e bëra kastile, mund ta vendosësh edhe këtë te të preferuara zemër. I kam 99 probleme, por ti nuk je një prej tyre”, ka shkruar Beatrix në mbishkrimin e postimit.

@therealbeatrixramosaj Une kte e bera kastile ???? You can mark this as a fav too baby girl ???????????????? #fypシ #igot99problemsbutyouaintone ♬ original sound - ????????????