Showbiz, 10 Maj 2022, 19:53

"Akoma nuk pajtohem me idenë që ajo s'është", Eli Fara flet për herë të parë pas humbjes së madhe

ourCity

"Akoma nuk pajtohem me idenë që ajo s'është",

Këngëtarja Eli Fara humbi nënën e saj në nëntor të vitit 2020 dhe sot për herë të parë ajo ka folur për këtë temë. Eli ka treguar se nëna e saj u infektua me Covid-19. Gjatë tre muajve, këngëtarja vendosi ta kuronte në shtëpi dhe jeta e saj u zgjat edhe për disa muaj të tjerë. Teksa rrëfeu përkujdesin ndaj saj dhe netët pa gjumë, e ftuar te “Rudina”, këngëtarja u përlot ndërsa kujtoi ndjesinë pas ceremonisë mortore.

“Nuk pajtohem akoma me idenë që nuk është. Ditën që ndërroi jetë, e përkëdhelja tërë kohës, më dukej sikur e kisha prapë aty para meje në shtëpi siç kisha bërë netë pafund. Pastaj kur bëmë varrimin dhe u ktheva në shtëpi, u hodha mbi krevatin e saj ku kemi gdhirë shumë net bashkë. Nuk di.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eli Fara (@elifaramari)


Ajo tha mes të tjerash se edhe vajza e saj Marina u kujdes në mënyrë të jashtëzakonshme për të. Teksa po ashtu së fundmi i është rikthyer muzikës pas 2 vitesh mungesë me një këngë të re.