Lushnje/ Kamionçina përplas një motoçikletë, një person plagoset rëndë

XING
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën rurale Krutje-Imshtë, në vendin e quajtur kthesa e Ngurrezes. Mësohet se mjeti tip kamionçinë me targa LU 9549 B ka përplasur një motoçikletë.
Drejtuesi Konstandin Sylari është dëmtuar rëndë nga përplasja dhe është dërguar me urgjencë ne spitalin e Lushnjës ku po merr ndihmën mjekësore.
Mësohet se drejtuesi i kamionçinës edhe pse ka frenuar nuk ka mundur të shmangë përplasjen.Policia në vendngjarje po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.