Bie shtylla e tensionit, merr flakë pylli në Voskopojë

XING
Një sipërfaqe me pyje është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Voskopojë.
Ngjarja ka ndodhur në urën e Shipskës ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi pasi janë favorizuar nga era e fortë.
Mësohet se shkak për këtë është bërë një shtyllë e tensionit të mesëm e cila ishte rrëzuar dhe ka marrë flakë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.