Aktualitet, 18 Maj 2022, 11:25

Vettingu shkarkon Enkeleda Kapedanin, gjyqtaren e Elbasanit që u bë e famshme në "Tik-Tok"

ourCity

Vettingu shkarkon Enkeleda Kapedanin, gjyqtaren e Elbasanit që u bë e

Gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani është shkarkuar nga detyra, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Shkalla e Parë e vettingut ka vendosur sot se Kapedani nuk duhet të jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë.

Më parë edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor ka nisur procedim ndaj saj për publikimin e disa materialeve video në rrjetin social Tik Tok – ku gjyqtarja shfaqej duke bërë paradë në ambientet e gjykatës. Enkeleda Kapedani u pezulluar nga detyra për 6 muaj me të drejtën për të marrë vetëm pagën minimale.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e hetoi Enkeleda Kapedanin për të treja kriteret, pasurinë, figurën dhe profesionalizmin. Gjyqtarja e Elbasanit ka rezultuar me probleme në të treja kriteret, por ajo ka të drejtën e ankimimit të vendimit në shkallën e dytë dhe të fundit të vettingut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Vendimi i sotëm është marrë me unanimitet nga trupa e KPK. Enkeleda Kapedani dyshohet se ka pasur kontakte dhe me një “person të papërshtatshëm”, bazuar në gjetjet e ONM.